Jahjaga e Thaci nisen për vizitë zyrtare në Nju Jork
PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është nisur sot për për një vizitë në Nju Jork, raporton gazeta Express. Gjatë vizitës, ajo do të ketë një varg takimesh bilaterale me liderët e vendeve të ndryshme gjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ve si dhe me udhëheqës të lartë amerikanë.
“Në SHBA do të ketë disa aktivitete politike, në të cilat bashkërisht do të marrin pjesë presidentja Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Presidentja e Republikës së Kosovës do të mbajë edhe disa ligjërata në universitetet dhe forumet amerikane”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidentes Jahjaga.
Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,gjatë mbajtjes së Sesionit Vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, do të takojë liderë nga vende të ndryshme të botës, ku temë kryesore do të jetë rritja e numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)