Greqi, Samaras: Me Papandreun nuk ka konsensus
ATHINË- "Unë kërkoj dorëheqjen e Jorgos Papandreut që vendi të shkojë në zgjedhje në normalitet politik. Nëse ai e kuptoi se do të ndajmë ministritë e ka kuptuar gabim," tha z. Samaras.
"I kërkova Papandreut të japë dorëheqjen. Ai tregon gënjeshtra dhe bën shantazh", shtoi ai.
"Greqia është shtyrë në prag të falimentimit. Pa këstin e gjashtë të ndihmës shteti nuk ka para të shlyejë pagesat.
Të njëjtin shqetësim artikuloi më herët ministri i Financave Venizelos. “Deri në 15 Dhjetor mund të përballojmë pa ndihmën e kredisë”, tha Venizelos në Parlament.
Ai deklaroi se vendi ka nevojë për konsensus Papandreu-Samaras sepse për ratifikimin e marrëveshjes duhen 180 vota në Parlament. Vetëm ratifikimi i marrëveshjes mund të bëjë të mundur lëvrimin e këstit të gjashtë.
Venizelos bëri thirrje që nesër qeverise t’i jepet nje votë besimi nga Parlamenti.
(e.m/BalkanWeb)