E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama ne France Detyra kryesore zgjidhja e krizes evropiane te borxhit

Presidenti Barak Obama tha sot se detyra me e rendesishme per udheheqesit boterore qe po mblidhen per takimin ekonomik te nivelit te larte ne France eshte zgjidhja e krizes financiare evropiane.

Ai tha se Bashkimi Evropian ka ndermarre disa hapa te rendesishem drejt nje zgjidhjeje te pergjithshme por eshte e nevojshme te hartohen hollesite se si duhet zbatuar plotesisht dhe me vendosmeri plani.

Aspekti me i rendesishem i detyres tone gjate diteve te ardhshme eshte zgjidhja e krizes financiare ketu ne Evrope tha Presidenti Obama.

Duke folur ne prani te presidentit francez Nikola Sarkozi pas nje takimi privat qe paten te dy jashte samitit te G-20s Presidenti Obama tha se ata diskutuan gjithashtu se si mund te zgjidhet situata ne Greqi kryeministri i se ciles tronditi Evropen duke kerkuar nje referendum lidhur me planin evropian te shpetimit financiar.

Zoti Obama pergezoi Presidentin Sarkozi per rolin e tij ne perpjekjet per zgjidhjen e krizes financiare.

Presidenti Sarkozy ka treguar nje rol te jashtezakonshem udheheqes ne kete ceshtje. Pajtohem me mendimin se BE-ja ka bere disa hapa te rendesishem drejt nje zgjidhjeje te pergjithshme dhe se kjo nuk do te ishte arritur pa rolin udheheqes te Nikolase.

Nga ana e tij zoti Sarkozi vleresoi mbeshtetjen e Presidentit Obama dhe tha se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kane gjetur nje analize te perbashket per te ndihmuar ne zgjidhjen e krizes.

Ne kemi nevoje per udheheqjen e Presidentit Obama solidaritetin e Shteteve te Bashkuara dhe nje analize te perbashket te rruges per te arritur nje strategji globale te rritjes dhe stabilitetit tha ai.

Presidenti francez tha gjithashtu se ai dhe zoti Obama jane dakord se sektori privat duhet te luaje nje rol me te madh per te ndihmuar ne zgjidhjen e krizes globale financiare.

Zoti Sarkozi dhe zyrtare te tjere ne Evrope po kerkojne vendosjen e nje takse te vogel per te gjitha transaksionet financiare takse e cila mund te perdoret per te ndihmuar vendet e varfera dhe per te pakesuar borxhet.

Administrata e Presidentit Obama dhe disa eksperte te ekonomise jane te ftohte ndaj kesaj ideje dhe favorizojne ne vend te kesaj vendosjen e tarifave ndaj bankave te medha.

Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te jene partnere me evropianet per te zgjidhur keto sfida por nuk dha asnje hollesi se cfare mund te beje Uashingtoni ne bashkepunim me aleatet e tij evropiane.

Zoti Obama u takua vecmas edhe me udheheqesit e tjere evropiane. Pas takimit me Kancelaren gjermane Angela Merkel Presidenti Obama perseriti se zbatimi i planit te shpetimit ne menyre efektive eshte i nevojshem jo vetem per stabilitetin e eurozones euro por edhe te sistemit financiar global.

Uashingtoni eshte i shqetesuar per efektet qe mund te kete kriza e borxhit evropian mbi ekonomine amerikane e cila ende nuk eshte sheruar plotesisht dhe vuan nga papunesia e larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›