Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident më pasojë vdekjen e një personi u shënua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime nga policia e Tiranës, konfirmuan se ngjarja ndodhi në afërsi të Laprakës.
Burimet thanë se një makinë përplasi për vdekje kalimtar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë së Tiranës.
Efektivët e Policisë, kqyrën vendin e ngjarjes dhe shoqëruan në komisariat drejtuesin e mjetit, Bledar Molla. Nga të dhënat e para rezulton se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e mjetit mbi normat e lejuara.