Sarandë, gjendet i vetëvarur 56-vjeçari

Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit të Sarandës ku 56-vjeçari Roland Shehu është gjetur i vetëvarur në banesë nga familjarët.
Nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar 56-vjeçarin t`i japë fund jetës ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.