Pacolli në Tiranë takim me Metën Indrizin e vizita në Krujë
TIRANE- Presidenti i Kosovës vazhdon sot ditën e dytë të vizitës zyrtare në Tiranë. Në agjendën e zotit Behxhet Pacolli për ditën e sotme është parashikuar takimi me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Më pas do të zhvillojë homazhe, në Varrezat e Dëshmorëve. Presidenti i Kosovës do të vendosë kurorë për nder të të rënëve në Monumentin “Nënë Shqipëri”. Më pas zoti Pacolli do të jetë i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës ku do t’i dorëzohet çmimi “Honoris Causa”.
Axhenda e tij vijon me pjesëmarrjen në punimet e Forumit të Biznesit Shqipëri-Kosovë, për t’u pasuar nga një vizitë në qytetin e Krujës ku do të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër. Gjithashtu, presidenti Pacolli do të vendosë dhe një kurorë në “Varrin e Skënderbeut” në qytetin e Lezhës.
Presidenti i Kosovës mbërriti dje në Tiranë për një vizitë zyrtare, e para si president i Kosovës. Ai u prit dje paradite nga homologu shqiptar Bamir Topi. ndërsa rreth orës 16:30 mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Pacolli u takua me Kreun e PS, Edi Rama, të cilin e vlërësoi si një takim me një mik të vjetër, ndërsa nuk nguroi të uronte që kryebashkiaku Rama ti sjellë më shumë mbarësi Tiranës. Pacolli takoi gjithashtu dhe kryeministrin Berisha e kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli.
Presidenti Behxhet Pacolli propozoi dje një nismë në Tiranë sipas të cilës dy shtetet Kosova dhe Shqipëria do të përfitonin shumë si në aspektin ekonomik, por dhe në atë të integrimit. Në konferencën e përbashkët për shtyp ( dje) me Presidentit Bamir Topi, Pacolli theksoi se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri nuk duhet të plotësohet edhe më shumë, sidomos lëvizjes së lirë të mallrave dhe ligjet që asistojnë në këtë pikë.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dita e pare e Pacollit ne Tirane