E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pranga për korrupsion 3 punonjësve të bashkisë

Katër persona janë arrestuar në orët e vona të së hënës me akuzën e korrupsionit dhe mitmarrjes.

Në pranga këtë herë nga specialistët e e antikrimit ekonomik të policisë së Tiranës kanë rënë dy oficerët e inspektoriatit ndërtimor Arben Cenmurati si dhe Agustin Lekgega, si dhe Ylli Bala, efektiv i policisë bashkiake si dhe Simon Braholli sekser.

Sipas burimeve nga policia mësohet se skema e përpiluar tashmë nga tre të arrestuarit është marrja e shumave të parave për të dhënin e një leje ndërtimi në zonën e Saukut në Tiranë.

Nisma e këtij hetimi ka qenë denoncimi i një qytetari i cili ka pohuar se përmes një sekseri ka paguar tre zyrtarë të bashkisë së Tiranës në këmbim të një leje ndërtimi.

Menjëhërë pas këtij denoncimi uniformat blu dhe specialistë të antikrimit ekonomik kanë bërë të mundur nisjen e hetimit dhe pas disa muajsh kanë vënë në pranga dy inspektorët e ndërtimit, një punonjës të policisë bashkiake si dhe ndërmjetësin e tyre. Të gjithë akuzohen për korrupsion. Ndërkohë që hetimet si dhe dëshmia e tyre do të zbardh të gjithë këtë skemë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›