Qeveria e re në Greqi, Presidenti Papulias bën përpjekjet e fundit

Presidenti i Greqisë, Karolas Papulias, sot ka mbajtur takim me liderët e tre partive kryesore politike parlamentare, në përpjekjet e fundit për ta formuar koalicionin qeverisës dhe për të evituar zgjedhjet e reja.
Qeveria e re duhet ta miratoi planin për masat e kursimit, që janë kundërshtuar shumë kohëve të fundit, në mënyrë që të mund të merret ndihma financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Analistët politikë konsiderojnë se nuk do të ketë ndonjë kthesë të madhe në bisedimet e fundit të presidentit me liderët politikë.
Të premten, lideri i Partisë Socialiste, PASOK, Evangelos Venizelos, dështoi që të formoj koalicionin qeverisës, pasi ai ishte refuzuar nga lideri radikal i majtë, Aleksis Tsipras, i cili ka premtuar se do ta shkatërroj planin prej 130 miliardë eurosh ndihmë për Greqinë.
Perspektiva e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Greqi, pas atyre të 6 majit, ka shkaktuar rënie në aksionet në Greqi dhe ka kontribuar në rënien e vlerës së euros në nivelin më të ulët prej janarit të këtij viti.