E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, merr peng familjen, arrestohet nga policia

Drejtori i një banke të nivelit të dytë ka mbajtur për afro pesë orë familjen e tij peng nën terrorin e armës. Sipas policisë mësohet se Artan Kadria me detyrë drejtor banke rreth orës 21.30 të ditës së diel ka marrë çiften të cilën e kishte në shtëpi dhe ka nisur të mbajë nën presionin e armës bashkëshorten e tij si dhe dy fëmiljët.

Ngjarja ka ndodhur në një pallat në afërsi të ATSH-së në Tiranë dhe kanë qenë fqinjët e familjes Kadria të cilët kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në ndihmë të tyre për të zgjidhur këtë situata të ndërlikuar kanë mbërritur edhe forcat special të RENEA-s.

Kanë nisur negocimet mes Kadrisë si dhe forcave të RENEA-s për të bërë të zgjidhur situatën e krijuar dhe pas afro pesë orësh negocime Kadria ka lënë të lirë familjarët e tij. Ndërsa më pas është arrestuar nga policia. Sipas burimeve mësohet se në momentin që Kadria ka marrë peng familjarët e tij ka qenë në moment depresioni. Ndërkohë drejtori i bankës mësohet se ka pasur edhe probleme më parë me drejtësinë për shkak të punës së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›