Tiranë, ndërron jetë ambasadorja ceke, Fialkova
TIRANE-Ambasadorja e Cekisë në vendin tonë, Marketa Fialkova ka ndërruar jetë në moshën 55 vjecare, konfirmoi për Neës24 sot Policia e Tiranës.
Ambasadorja ceke u gjet e pajetë pas mesante rreth orës 00:30 minuta ne rezidencën e saj. Mendohet se shkaqet e vdekjes janë natyrore.
Marketa Fialkova ka lindur në vitin 1956 në Pragë në Çekosllovaki. Fialkova e ka nisur me vështirësi karrierën diplomatike për shkak të regjimit komunist në vitin 1977, ku dhe iu mohuan studimet për një karrierë profesionale për arsye politike.
Nga vitet 1977 - 1989 ajo punësohet vetëm në punë të zakonshme: punon si kopshtare në Kopshtin Botanik në Pragë, asistente në një librari si dhe në shërbimin teknik të disa spitaleve të ndryshëm. Merr pjesë në aktivitetet e Solidaritetit Çeko-polak dhe të Iniciativës së Mbrojtjes Sociale. Vëzhgon me vëmendje gjygjet politike me desidentët dhe shkruan raporte rreth tyre për Komitetin e Mbrojtjes së Persekutuarve Padrejtësisht. Madje edhe arrestohet shkurt disa herë.
Karriera si diplomate e nisi në vitin 1990. Nga Shtatori i vitit 2007
Fialkova ka qënë Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë. E ndarë dhe pa fëmijë ambasadorja ka jetuar gjatë këtyre viteve në Tiranë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ministria e Jashtme mesazh ngushëllimi