E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët vazhdojnë protestën para ACR

BULQIZE-Minatorët e Bulqizës kanë nisur sërish sot të protestojnë para zyrave të kompanisë ACR për plotësimin e kërkesave të tyre.

Gjatë tubimit, ata deklaruan se do të rinisin grevën e urisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje me drejtuesit e kompanisë austriake. Ndërkohë,përfaqësuesit e ACR-së kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes me minatorët, por pa praninë e presidentit të Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj.

Mësohet se edhe sot në Bulqizë janë të pranishme forca të shumta policore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›