E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë ambasadorja çeke në Tiranë

Burime paraprake nga policia e Tiranës bëjnë me dije se kryediplomatja çeke në Tiranë ndërroi rreth orës 00:30 në rezidencën e saj dhe mendohet se shkaqet e vdekjes janë natyrore.

Marketa Fialkova lindi në vitin 1956 në Pragë në Çekosllovaki, ndërsa karrierën si diplomate e nisi në vitin 1990.

Nga shtatori 2007 Fialkova ka qenë Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë. E ndarë dhe pa fëmijë, ajo ka jetuar gjatë këtyre viteve në Tiranë.
/Start/E. B/

                                                                                             2011-08-24 08:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›