E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion ne Ballkan kunder trafikimit te droges arrestohen 20 persona 4 prej tyre shqiptare

Sipas nje lajmi te bere nga Policia e Shtetit si rezultat i nje operacioni te koordinuar mes 5 vendeve te Ballkanit eshte bere i mundur arrestimi i 20 personave. Operacioni qe mbante emrin e koduar Trio ka nisur ne te gjitha vendet ne oren 0600 te mengjesit te sotem. Keta 20 persona te arrestuar akuzohen si pjesemarres te nje rrjeti nderkombetar te trafikut te droges. Nga po te njejtat burime mesohet se operacionet jane zhvilluar ne Shqiperi Bosnje Mal te Zi Kroaci dhe Serbi. Ne nje deklarate te dhene per shtyp nga zedhenesja e policise se Bosnjes ne Banja Lluka Mirna Soja ajo theksoi se po behen disa kerkime me qellim arrestimin e disa anetareve te nje grupi kriminal te perfshire ne trafikun e droges. Ballkani konsiderohet si nje zone tranzite per trafikim te armeve dhe droges ne drejtim te Europes Perendimore. Gjithashtu mesohet se ne kuader te ketij operacioni 4 shtetas jane arrestuar ne Shqiperi dhe perkatesisht ne Shkoder ndersa 16 te tjere jane arrestuar ne Mal te Zi. Behet e ditur se shtetasit e arrestuar nga Shqiperia jane Leonard Dushi 41 vjec banues ne Shkoder ne banesen e te cilit eshte gjetur e sekuestruar nje sasi prej 30 gram bime e dyshuar narkotike. Po ashtu u sekuestruan 6 aparate telefoni celular 15 karta SIM fatura per transferta bankare 1 kompjuter lap top dhe 1 automjet JEEP. Agim Hasaj 35 vjec banues ne Sterbeq Malesi e Madhe ne banesen e te cilit u gjeten dhe sekuestruan 475 gram bime e dyshuar narkotike si dhe 111 cope fisheke luftarak dy krehera pistolete dhe 3 aparate telefonik celular. Leonard Sterkaj 27 vjec banues ne Dedaj Malesi e Madhe ne banesen e te cilit u gjeten e sekuestruan 140 gram bime e dyshuar narkotike 1 makineri aparat e cila sherben per presimin dhe ambalazhimin me vakum te lendes narkotike 8 aparate telefonik celular dhe 2 automjete Wolsvagen Golf ndash 5 dhe Pasat. Ervis Bici 29 vjec banues ne Koplik Malesi e Madhe ne banesen e te cilit u gjeten e sekuestruan 520 gram bime e dyshuar narkotike 103 cope fisheke luftarak 3 aparate telefoni celular 4 karta SIM 2 aparate komunikimi ne distance si dhe 1 automjet Hamer. Ndaj kater shtetasve te sipercituar nga strukturat e Policise se Shtetit eshte marre masa e arrestit ne flagrance nen akuzen e kryerjes se veprave penale prodhim dhe shitje e lendeve narkotike dhe prodhim dhe mbajtje te armeve dhe municioneve luftarake. Materialet hetimore ne ngarkim te ketyre shtetasve iu kaluan per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›