Tiranë, ngrihet qendra e re biznes-konsumator

Hapet qendra e ndërmjetësimit konsumator - biznes dhe Qendra Kombëtare e Trajnimit për Ndërmjetësimin Tregtar.Kjo qendër pritet që të ulë procedurat e shumta që konsumatorët ndjekin në raste mosmarrveshjesh me bizneset. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka qendra e ndërmjetësimit do ti vijë në ndihmë mjaft qytetarëve.
Drejtuesi i Zyrës për mbrojtjen e konsumatorit Altin Goxhaj u shpreh se kjo nismë është një mundësi për të mos pasur konflikte të ztërgjatura konsumator-biznes.
Drejtimi në një qendër ndërmjetësismi është njs mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, pa nevojën e ngritjes së një padie në Gjykatë ësht një negocim midis palëve, i lehtësuar dhe drejtuar nga një person i tretë dhe i paanshëm.