Korce vdekja ne maternitet priten arrestime

Ekspertiza mjeko-ligjore dhe autopsia qe iu be 49 vjecares Fatbardha Aliko rezultoi se shkaku i vdekjes eshte mjekimi i pakujdesshem. Policia ka filluar procedimin penal per disa pjestare te personalit mjekosr ne maternitetin e Korces.
Burime policore tregojne se shume shpejt mund te kete edhe arrestime per kete ngjarje. Fatbardha Aliko kishte kryer 10 ditë më parë një operacion në mitër,i cili kishte rezultuar i suksesshëm dhe pa komplikacione dhe sipas mjekëve edhe disa ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale gruaja ndodhej në gjendje të mirë shëndëtësore. Edhe gjatë konsultës mjekësore të ditës së se shtune gjendja shëndetësore e 49 vjeçares ka qenë e stabilizuar.Por gjatë oreve të te mevoneshme kur 49 vjeçarja ka shkuar për të kryer nevojat personale,e shoqëruar nga një e afërme dhe nje sanitare,papritur ka rënë në gjendje të fikëti dhe më pas ka gjetur vdekjen teksa po çohej në sallën e reanimacionit.
Vdekja e papritur e 49 vjeçares Fatbardha Aliko solli reagimin e familjarëve të saj ,të cilët kanë bërë përgjegjës bluzat e bardha të maternitetit të Korçës,duke depozituar edhe një padi në polici ndaj tyre.Sipas familjarëve,gjendja shëndetësore e gruas pas operacionit ishte mjaft e mirë dhe ajo do të linte spitalin ditën e martë. Policia e Korçës kishte filluar hetimet për ngjarjen dhe ngriti një grup pune për të zbardhur rrethanat e vdekjes së gruas 49 vjeçare dhe shkaqet e saj.
Te shtunen grupi hetimore sekuestroi kartelen klinike e cila do të zbardhë ecurinë e gjendjes shëndetësore të Alikos dhe proçedurën e trajtimit mjekësor.