E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore arrestohet me 22 kg lene narkotike 36 vjecari

Dje në mbrëmje, Policia e Vlorës vendosi masën e arrestit ndaj një 36 vjeçari, i cili u kap me 22 kg lëndë narkotike të cilat tentoi t’i trafikonte drejt Italisë.

Sipas deklaratës së policisë 36 vjeçari Spiro Kreku nga Himara, u bllokua pasditen e të shtunës në portin e Vlorës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Renault Scenic”, me targa BS 262 ZK, u gjetën 32 pako me lëndë narkotike të llojit kannabis sativa, të mbështjella me natriban të bardhë. Kreku u shoqërua në mjediset e komisariatit të policisë, ku disa orë më pas iu komunikua masa e arrestit, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se, arrestimi i 36 vjeçarit u realizua në kuadrin e operacionit “Renaulti”, rezultat i një pune hetimore disajavore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›