E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, nisin reshjet e borës

TIRANE-Ndërsa bora në veri po krijojnë problematike të shumta, sot kryeqyteti iu gezua reshjeve të para të borës. Bora nisi rreth orës 09:30 në pjesë të ndryshme të Tiranës, ndërsa qytetarët iu gëzuan rënies disa minutëshe të borës, fenomen natyror që ndodh rrallë në Shqipërinë e mesme. 

Bora ne Tirane ofroi një peisazh të bukur në këto ditë të ftohta dimri.
Prej disa javësh ishte lajmeruar nga shërbimet meteorologjike se ne Tiranë do binte deborë gjë e cila nuk ndodhi.

Temperaturat sot kanë rënë ndjeshëm në kryeqytet, por edhe në qytetin e Elbasanit, ku kanë rinisur mëngjesin e sotëm. Reshje po bien në të gjithë rajonin e Elbasanit, ndërsa në zonat malore, ajo po i shtrohen shtresës së mëparshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›