E Diel, 1 Nëntor 2026

Emergjencat nga dëbora, Berisha mbledh Komitetin: Primare, shpëtimi i njerëzve

Tiranë- Në këtë situatë emergjence primare duhet të jetë shpëtimi i jetëve njerëzore, ndërkaq që ushtria dhe shëndetësia duhet të jenë në gadishmëri për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat e izoluara. Kështu deklaroi kreu i qeverisë Berisha teksa drejtoi mbledhjen e Komitetit të Emergjencave.

Ndërkaq kryeminsitri përgëzoi punën e bërë nga institucionet e vendit për të menaxhuar situatën, veçanërisht sa i takon zhbllokimit të akseve nacionale të bllokura nga dëbora. Ndër të tjera kryeministri Berisha s’la pa përmendur edhe kreun e opozitës Edi Ramën duke e akuzuar se po disinformon publikun dhe po përhap panik te banorët.

Nga ana tjetër s’mungoi as përgjigjia e Ramës përmes faqes së tij në Twitter ku shkruan se vendi po vuan nga dëbora ndërsa shteti e ka braktisur.

Qeveria dhe kryeministri nuk kanë asnjë informacion, asnjë plan për krizën vetëm blozë dëshpërimi mbi opozitën për të mbuluar dëborën që mban peng vendin- thuhet në Twitterin e Ramës, duke nënvizuar se duhet bashkëpunim i gjithanshmë për të përballur situatën.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Izolimi nga dëbora, Berisha: Po punohet intensivisht për përballimin e situatës Tiranë- Institucionet po bëjnë të pamundurën që të përballojnë me...
  2. Energjia elektrike, Berisha: Nuk do të ndërpritet asnjë çast, pavarësisht çmimit Tiranë- Nuk do ndërpritet kurrë energjia për shkak të çmimit. Kështu...
  3. Debati në Kuvend, Berisha: Ligji mbron vendin nga mbetjet toksike Tiranë- Gjatë seancës së sotme plenare në të cilën po...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›