Durrës, mot i keq, reshje shiu dhe temperatura të ulta
DURRËS- Moti i paqëndrueshëm dhe temperaturat e ulta do të shoqërojnë sot kushtet atmosferike në gjirin detar të Durrësit, bënë të ditur burime zyrtare nga kapiteneria e portit.
Sipas të njëjtave burime era sot do të ketë drejtimin veri-verilindje me shpejtësi nga 8-10 m/sek, ndërsa reshjet locale të shiut kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Temperaturat e ajrit në mesditë pritet të arrijnë vlerat maksimale 5-6 gradë Celcius.
Valëzimi brenda gjirit të Durrësit parashikohet të ketë forcën 2, ndërsa në det të det të hapur nga 3-4 ballë.
Dy tragetet që lundrojnë në linjën Bari-Durrës janë ankoruar në sheshin përkatës në orën 7.30, në kalatat portuale proçesi i përpunimit të anijeve tregtare me mallra ushqimore është ndërprerë përkohësisht për shkak të reshjeve të shiut.
"Një grup motopeshkatoresh vazhdojnë gjuetinë kryesisht pranë brigjeve detare nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri", përfunduan burimet e kapitenerisë.
(d.b/BalkanWeb)