E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, përkrahës të Albin Kurtit notë proteste ndaj Kermabon

TIRANE- Një grup përfaqësuesish nga Tirana nga nënshkuesit e peticionit mbarëkombëtar kundër gjyqit të Albin Kurtit, i dërguan sot shefit të misionit të EULEX në Kosovë, një notë proteste në lidhje me qëndrimin institucional të këtij misioni ndaj gjyqit të Kurtit.
Në letrën drejtuar Kermabon theksohet se, “Me këmbënguljen për gjyqin kundër Albin Kurtit, Misioni i Ligjit dhe Rendit i BE-së në Kosovë konfirmon rivendosjen e vazhdimin e mentalitetit kolonial dhe mjetet vulgare koloniale të sundimit mbi një popull. Albin Kurti po çohet në gjyq, sërish, se e ngre zërin kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën. Ai gjithashtu po çohet në gjyq sepse është angazhuar në organizimin e popullit kundër këtij sundimi, dhe për të drejtën kolektive për vetëvendosje” – citohet në notën e protestës:

Përfaqësuesit e kanë cilësuar gjyqin ndaj Albin Kurtit, politik, kolonial dhe kundër lirisë. Në peticion thuhet se mëbështetet vendimi i Albin Kurtit për refuzimin që i bën gjyqit.
“Kurti po çohet në gjyq sepse angazhohet politikisht, dhe se synon të organizojë popullin në një angazhim politik. Kjo është arsyeja pse gjyqi kundër Albin Kurtit është një gjyq kolonial kundër lirisë si të tillë. Kështu që, ne, qytetarë të Shqipërisë, firmosës të peticionit kundër gjyqit, njerëz të lirë të një bote të lirë e konsiderojmë gjyqin kundër Albin Kurtit si plotësisht dhe qartazi politik. Ne e mbështesim dhe e inkurajojmë qëndrimin e Kurtit në refuzimin e gjyqit si gjyq politik e për rrjedhojë avokatin, gjykatësit shqiptarë dhe prokurorin.” – thuhet në letrën drejtuar Kermabon.

Procesi ndaj Kurtit ka nisur më 15 prill të këtij viti, ndërsa deri më tani janë zhvilluar 8 seanca. Ky peticion është nënshkruar nga175.000 persona.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›