E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, vdes 18-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Një makinë me targa El 77 55 B ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka vdekur një 18-vjeçar dhe janë plagosur dy persona të tjerë.
Viktima e aksidentit është Ervin Kulla 18 vjeç ndërkohë që janë plagosur shtetasit Erjon Kulla dhe Shpëtim Meta.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›