Tiranë, nje cift gjendet i vdekur në makinë
TIRANE- Një burrë e nje grua janë gjetur të vdekur, brenda në një makinë, sot në mëngjes. Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se makina ku ndodhej cifti i vdekur është gjetur pranë një garazhdi në parkingun në hyrje të Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kanë qenë rojet e spitalit të cilët sapo kanë parë viktimat brenda në makinë kanë njoftuar policinë. Nga verifikimet e para policia deklaroi se viktimat mund të ishin rreth moshës 50 vjecare. Pas veprimeve të para procedurale grupi i ekspertëve hetimorë ka mundur të bëjë identifikimin e viktimës mashkull nëpërmjet patentës. Ai është Luan Veizi, 58 vjecar banor prane Uzines Dinamo në Tiranë. Po punohet për identifikimin e gruas.Policia dyshon se vdekja e cifti mund të ketë ndodhur nga asfiksia rreth ores 06.00 te mengjesit te sotem. Në trupat e viktimave nuk janë gjetur asnjë shenjë dhune. Viktimat janë dërguar në morgun Tiranës për të bërë autopsinë, e cila do të përcaktojë saktë dhe shkakun e vdekjes.(vazhdon)(s.g/BalkanWeb)