Braziliania e gjatë vetëm 79 centimetra lind fëmijë
BRAZILIA- Maria do Socorro Gomes, braziliania e prekur nga sëmundja e nanizmit, e gjatë vetmë 79 centimetra, ka nxjerrë në dritë vogëlushin Abner, i gjatë më shumë se gjysma e trupit të mamasë së tij. Lindja e djalit u jep fund vuajtjeve që ka kaluar gruaja gjatë shtatzanisë. Ajo peshon vetëm 26 kilogramë dhe ka një trup shumë të brishtë, çka e ka detyruar t’u nënshtrohet herë pas herë kontrolleve mjekësore dhe të qëndrojë në shtrat pothuajse për nëntë muajt e shtatzanisë. Në momentin e lindjes, Abner peshonte 2,375 kilogramë dhe ishte i gjatë 46 centimetra. Lindja kaloi pa probleme dhe 37-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihet ende nëse Abner do të trashëgojë defektin gjenetik të nënës së tij. (BalkanWeb)