E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, një person tenton të vetëvritet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku një person ka hipur në një shtyllë dhe kërcënon se do të vetëvritet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko” ku një person rreth 60 vjeç i identifikuar si Çaush Saliaj nga Gjirokastra ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë ka kërcënuar se do të vetëvritet nëse nuk i kthehen pronat e tij.
 

Mësohet se 60-vjeçari i irrituar ka hedhur nga shtylla edhe dosjen me dokumenta ndërkohë që forca të RENEA-s kanë hipur në shtyllë dhe po përpiqen të zbresin të moshuarin nga shtylla.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset dhe forcat e policisë të cilat po negociojnë me personin në mënyrë që ai të zbresë nga shtylla.
 

Ndërkohë një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe disa kohë më parë në kryeqytet ku një 40 vjeçar i cili kërkonte pronat e tij kërcënoi se do të hidhej nga tarraca e një pallati së bashku me fëmijët e tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›