E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpëtohet 60-vjeçari, rrëzohet një efektiv i RENEA-s

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku një person ka hipur në një shtyllë dhe ka kërcënuar se do të vetëvritet.
 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko” ku një person rreth 60 vjeç i identifikuar si Çaush Isaraj ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë dhe ka kërcënuar se do të vetëvritet nëse nuk i kthehen pronat e tij.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset dhe forcat e policisë të cilat kanë negociuar me 60-vjeçarin por pas një ore negociatash është dashur ndërhyrja e forcave të RENEA-s për të bërë të mundur që i moshuari të zbriste nga shtylla.

Tre nga forcat e RENEA-s kanë hipur në shtyllë dhe kanë bërë të mundur që 60-vjeçari të zbresë pa probleme në tokë por gjatë aksionit një efektiv  ka rënë nga një lartësi dhe është dërguar urgjentisht në spital Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore.

Oficeri i RENEA-s Ardian Biba  ishte duke zbritur nga shtylla në kohën kur një ngatërresë e këmbëve në trarët prej hekuri të shtyllës është bërë shkak që 41-vjeçari të humbiste ekuilibrin duke rënë nga një lartësi duke humbur ndjenjat.

Sipas gazetares së “Ora News” e cila ndodhet në spitalin ushtarak, 41-vjeçari është përmendur dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›