E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, zjarr në një dyqan, s`ka të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një dyqan për riparimin e televizorëve në qendër të qytetit të Fierit. Ka qenë një shkëndijë elektrike, ajo që ka shkaktuar flakët, duke shkrumbuar të gjitha pajisjet që ndodheshin në këtë subjekt privat.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23.10 minuta në lagjen "Apollonia", ose siç njihet ndryshe përballë shtëpisë së oficerave në Fier. Zjarri ka shkaktuar panik edhe tek banorët e kësaj lagjeje, pasi ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pallati të banuar, por fatmirësiht zjarri është neutralizuar pasi zjarrëfikësit kanë mbërritur në kohë. Si pasojë e kësaj ngjarje nuk janë shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›