E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina del nga rruga, humb jetën 39 vjeçari

Aksidentohet për vdekje 39-vjeçari Altin Lamko, në aksin rrugorë Gjirokastër- Kakavijë. Shkak i këtij aksidenti të rëndë ka qenë moti i keq me reshje të dendura, që ka bërë që mjeti i cili drejtohej nga Lamko, të dalë nga rruga. 

GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesditës së kësaj të premte në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavije, përballë fshatit Jorgucat. Një mjet tip golf 4 me targa GJ 86 69 A, i cili drejtohej nga Altin Lamko 39 vjeç, duke lëvizur nga Kakavija në drejtim të Gjirokastrës, për shkak të motit të keq me reshje breshëri ka dalë nga rruga duke përfunduar në fushën në anë të kësaj rruge. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, banues në lagjen Dunavat të Gjirokastrës. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të policisë të qarkullimit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, të cilët ishin me shërbim në Kthesën e Muzinës, në aksin rrugor Jorgucat Muzinë, që bënë të mundur nxjerrjen e viktimës nga makina, pa u dëmtuar nga djegia. Ndërsa makina u përfshi në flakë. Më pas në vengjarje ka mbërritur dhe zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e plotë të mjetit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›