Lac aksidentohet per vdekje 9 vjecari
Një fëmijë 9 vjeçar është aksidentuar për vdekje në lagjen nr. 2 të qytetit të Laçit, ndërsa po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin për të blerë një akullore. Megi Vokrri nga Ulza e Burrelit po qëndronte tek tezja e saj në Lac, por fatkeqesisht ndërsa po kalonte nga krahu i shtëpisë për në anën tjetër të rrugës është përplasur nga një Mercedes me targa La 6611 A që drejtohej nga Artur Stojani 24 vjeç. Vajza 9 vjeçare e ka ndërprerë rrugën në mënyrë të menjëhershme dhe është parë me vonesë nga drejtuesi i Mercedezit i cili ka tentuar të shmang përplasjen e vogëlushes por nuk ka mundur dot. Përplasja ka qënë fatale për 9 vjecaren Megi Vokrri që ka gjetur vdekjen në spitalin e Lacit. Shkak për këtë aksident sipas policise është bërë ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga vogëlushja si edhe shpejtësia e madhe e lëvizjes së automjetit që drejtohej nga 24 vjeccari Artur Stojani. Ky i fundit është ndaluar nga policia deri në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.