E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oklahoma goditet nga tornado

Këto pamje vijnë nga helikopteri. Janë vërtet spektakolare por në të njëjtën kohë dhe te frikshme. Pamjet e një koni të errët, që në fakt është një tornado i përmasave të mëdha. Tornado në Oklahoma merr përpara çdo gjë që i del rrugës. Sipas autoriteteve vendase deri tani bëhet fjalë për dy të vdekur. Kurse dëmet materiale deri tani janë të pallogaritshme. Ka ditë që moti I keq ka përfshirë këtë zonë. Por dhe Ajoua, tornado ka lënë pasoja shumë të mëdha. Sidomos në këtë komunë me 250 banorë, e cila është pothuajse e rrafshuar. Stuhi me erë dhe me reshje priten të ëprfshijnë dhe Teksasin, Nebraska dhe Minesota. Që nga fillimi i këtij vii në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paktën 39 persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e tornadove që kanë goditur Indianëm, Kentakim, Xhorxhian dhe Alabamën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›