Tirane, përmbytet banesa, familjarët apel për ndihmë
TIRANE- Nje banese eshte permbytur nga uji mengjesin e se dieles ne perfieri te kryeqytetit.Dendesia e reshjeve te rena ka perfshire banesen nje kateshe ne lagjjen Shkoze te Tiranes ku jetojne 7 anetare te familjes Mema.Jane zgjuar ne mengjes dhe kane nxjerre nga banesa ckane mundur nga ato pak pajisje elektro shtepiake.Asgje nuk ka kursyer uji i cili ka perfshire totalisht kete banese e cila ngjan me nje barake ku mungojne te gjitha kushtet e jeteses. Nena e kesaj familjeje te varfer tregon karvanin e vuajtjeve te cilit i eshte shtuar dhe kjo problematike.““U përmbytëm që në orën 03.: 00 të mëngjesit të sotëm. Isha e sëmurë dhe nuk mund të lëvizja. Jam e sëmurë me diabet dhe me zemër dhe jetojmë vetëm me 10 mijë lekë në muaj”- tregon kryefamiljarja.Familja ben apel per ndihme ne NEWS24 pasi nuk kane asnje te ardhur ekonomike per te perballuar ngritjen e nje ndertese tjeter dhe shpernguljen nga ky vend ku shpesh behet pre e permbytjeve sa here fillojne dhe reshjet e shiut. Ecejaket e vazhdueshme te kesaj familjeje e cila nuk ka reshtur se kerkuari ndihme deri tani kane rene ne vesh te shurdhet.Perpos kesaj problematike kushtet ne te cilat jeton kjo familje e shperngulur qe prej 5 vitesh nga fshati Shumat i Dibres thuajse jane te mjerueshme.7 anetaret nder ta dhe tre femije jetojne ne kete banese e cila ndodhet nen kercinimin e herepashershem te ujerave per shkak dhe te terrenit jo te favorshem.(NEWS24/BalkanWeb)