E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet banesa private, një i vdekur dhe një i plagosur

Zjarri i rënë në banesën e çiftit Zeqa në rrugën “Ali Pashë Gucia”, pranë shkollës Partizani, mësohet të ketë nisur në orën 02:30. Viktima Pajtim Zeqa , i paralizuar, nuk ka mundur tu shpetojë dot flakëve ndërsa, gruaja e tij, Linda është dërguar në spital. Policia sqaron se më të marrë informacionin, drejt vendngjarjes shkuan makinat zjarrfikëse dhe efektivë të komisariatit numër 4. Deri tani nuk ka të dhëna të sakta nëse burri ka vdekur si pasojë e djegjes apo asfiksisë, ndërsa është ngritur grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në banesën private pranë shkollës Partizani.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›