3 ligjet, PD: Rama nuk u kërkoi falje qytetarëve, vazhdoi me heshtjen e fajtorit
TIRANE - Partia Demokratike sulmon kryetarin e PS-së Edi Rama për atë që e cilëson si heshtje të tij, pas miratimit të 3 ligjeve të integrimit në Kuvend. Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, zëdhënësja Laura Vorpsi tha se “në vend të kërkimit falje nga qytetarët që bllokoi 3 ligjet për Europën pa asnjë arsye, Rama vazhdoi me heshtjen e fajtorit!”
Duke iu referuar takimeve që kryetari i PS-së ka zhvilluar sot me qytetarët në disa zona të Tiranës, PD thekson se Rama duhet tu kërkojë falje banorëve të kryeqytetit për rritjen e taksave.
“Sot, si gjithmonë i çoroditur, Edi Rama vazhdoi me organizimet gju më gju me militantët që i thurin lëvdata dhe komplimente, në vend të ballafaqimit direkt me qytetarët! Në vend të marrjes së përgjegjësisë për veprimet e tij, Rama gjithmonë mundohet të fshihet dhe të largohet nga skena e krimit. Në vend të kërkimit të faljes për rritjen e taksave, Rama u mundua ta mbulonte me shpresën se qytetarët do ta harronin, por qytetarët e Tiranës do ta mbajnë mënd gjithmonë se Rama është një rritës taksash serial!”- deklaroi Vorpsi.
“Rama rriti taksën e reklamës për biznesin me 300%. Rama rriti taksën e biznesit të vogël për pastrim me 500%. Rriti taksën e pastrimit për biznesin e madh me 223.000 Lek në vit. Rama rriti taksën e tabelës për biznesin me 50% . Rama rriti taksën e tavolinës së restoranteve me 400%.Madje Rama sajoi edhe një taksë të re për të fjetur në hotel dhe rriti edhe taksat për familjet. Rama rriti taksën e gjelbërimit për familjet me 250% dhe taksën e pastrimit për familjet me 5000%. Rama i dyfishoi taksat si Kryebashkiak. Historiku i Ramës është i bazuar tek rritja e taksave dhe shkatërrimi i vendeve të punës. Madje ai edhe protestoi, vetëm e vetëm që të rriste taksat!Këto janë fakte, dhe nuk ka rëndësi se sado që të mundohet të vrapojë Rama nga historiku i tij, nuk mund të distancohet nga veprimet që ai vet i ka kryer.”- vijoi më tej ajo.
Sipas PD-së, “të gjithë qytetarët Shqiptarë vlerësuan uljen nga Kryeministri Berisha me 50% të taksës së biznesit të vogël; uljen me 50% të kontributit të sigurimeve shoqërore; uljen me 150% të tatimit mbi fitimin; uljen me 130 % të tatimit mbi të ardhurat personale dhe tani së fundi heqjen e TVSH-së dhe të çdo tarife doganore për makineritë dhe të gjitha materialet që nevojiten për prodhim për të gjitha llojet e biznesit; heqjen e tatimit e të ardhurave personale prej10%! Për të gjithë punonjësit me paga nën 30 mijë Lek qytetarët e Tiranës vlerësuan vendimin e Z.Basha për të eliminuar 60 taksa dhe tarifa vendore, nismë e cila u miratua në Këshillin Bashkiak edhe nga anëtarët e Partisë Socialiste, vetëm 3 muaj më parë.”
“Partia Demokratike do të vazhdojë të punojë për taksa të ulëta të cilat na mbajnë konkurrent në tregjet rajonale duke ndihmuar rritjen e investimeve te huaja dhe vendit dhe në hapjen e më shumë vendeve të punës!”- përfundoi zëdhënësja e PD-së.
(er.nu/BalkanWeb)