Më 23 qershor zgjedhje edhe për disa njësi vendore, ku kryetarët kandidojnë për deputetë
TIRANE - Në të njëjtën dite me zgjedhje e përgjithshme parlamentare banorët e qytetit të Bulqizës, komunës së Thumanës dhe ata të Njësisë bashkiake Nr.1 në Tiranë do të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal.
Presidenti Nishani dekretoi datën 23 qershor 2013 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Kryetarin e Komunës Thumanë dhe Kryetarin e njësisë bashkiake nr.1 Tiranë, pasi kryetarët aktualë janë përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Sipas relacionit shoqërues, bazuar në nenin 92, gërma gj, dhe nenin 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 10 pika 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe në vijim të shkresës së Këshillit të Ministrave për “mbarimin e mandateve para afatit” të kryetarit të bashkisë Bulqizë, kryetarit të komunës Thumanë dhe kryetarit të njësisë bashkiake nr.1 Tiranë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani vendosi të dekretojë si datë të zhvillimit të zgjedhjeve për këto organe, datën 23 qershor 2013.”- thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.
(er.nu/BalkanWeb)