E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni: Largohem nga politika, kur Italia të jetë vend liberal

ROME – “Impenjimi im me politikën nuk ka përfunduar, por në zgjedhjet e ardhshme duhet një ndryshim i përgjithshëm.” Kështu ka deklaruar ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, në një intervistë për të përjavshmen “CHI”, ku ka folur për situatën politike në Itali dhe vështirësitë e manovrës financiare të qeverisë Monti.

“Do të heq dorë nga politika vetëm kur Italia të jetë një vend vërtetë liberal. Dhashë dorëheqjen sepse Italia në një moment të vështirë kishte nevojë për unitetin dhe solidaritetin maksimal të forcave politike. Duhej një sakrificë dhe unë e bëra për të përballuar këtë fazë”- deklaroi Berluskoni.

Ish-kryeministri Berluskoni shprehu sërish mbështetjen për Anxhelino Alfanon, si kryeministër i vendit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›