Vrasja e Sonilës, telefonata eKuliçajt: Bëra një budallallëk
Të tjera rreth shkrimit Vrasësi i afërm i Agron Kuliçajt VIDEO/ Shoqja: Vrasësi na qëlloi nga makina "DC", e frekuentojnë edhe gjykatësit Vrasja e Soniles me 6 prill/ VD
TIRANE - Katër ditë pas vrasjes së vajzës 26-vjeçare Sonila Tafa, policia nuk ka mundur ende të vërë në pranga të shpallurin në kërkim si autor, Artur Kuliçaj, 34 vjeç.
Burime kofidenciale nga Drejtoria e Policisë së Tiranës kanë pohuar, se shumë shpejt ai mund të vihet në pranga, madje, familja e tij po negocion me të që ai të vetëdorëzohet.
Ndërkaq, është zbuluar dhe biseda që ka bërë Kuliçaj me shokun e tij Elton Bajraktari, i cili u arrestua të dielën e 7 prillit, pasi në banesën e tij u gjet makina që ka ndihmuar autorin e vrasjes së 26-vjeçares të largohet nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq, 24-vjeçarit i është gjetur edhe një automatik në banesë.
Sapo Kuliçaj ka bërë vrasjen, duket se mendja i ka shkuar që të fshehë makinën dhe se zgjidhja ishte shoku i tij që banonte në Tiranë. I prangosuri ka treguar në polici, se mëngjesin e hershëm të së shtunës, i ka telefonuar 34-vjeçari Artur Kuliçaj dhe e kishte pyetur nëse ndodhej në shtëpi.
Kur ka marrë përgjigjen pozitive, i ka thënë të hapte derën shpejt. “Kam bërë një budallallek, po e lë makinën këtu e po iki njëherë”. Kaq mësohet se i ka thënë autori i dyshuar i ngjarjes të arrestuarit dhe është larguar. Ndërkaq, policia ka treguar se i arrestuari nuk ka qenë në vendngjarje, por është vënë në pranga, për dhënien ndihme të të kërkuarit për fshehjen e makinës me të cilën ai ka qenë në vendin e krimit, si dhe për një automatik “Kallashnikov” që i është gjetur.
KULIÇAJ ENDE NE KERKIM
Ndërkaq, edhe dje policia ka vëzhduar kërkimet për arrestimin e 34-vjeçarit, i cili është dhe kushëri me Nëndrejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj. Ngjarja e rëndë që i mori jetën vajzës 26-vjeçare ndodhi në orën 03.00 të mëngjesit së të shtunës, ku u plagos dhe një vajzë tjetër, shoqe e Sonila Tafës.
Viktima Sonila Tafa (Dervishi), ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve, për balet dhe koreografi. 26-vjeçarja sipas burimeve të policisë, nuk ka qënë balerinë në diskotekën “Dream City”, por në këtë klub nate, viktima ka qënë si kliente së bashku me të dashurin e saj, dhe katër vajza të tjera.
Pasi kanë qëndruar disa orë nën shoqërinë e tingujve të muzikës, miku i Sonila Tafës, ka filluar një debat me disa persona të tjerë, të cilët herë pas here ngacmonin gjatë kërcimit, të dashurën e tij Sonilën, por edhe vajzat e tjera, të cilat nuk ndodheshin vetëm, por të shoqëruara me meshkuj të tjerë.
Nisur nga kjo situatë, mes dy tavolinave ka lindur një debat, që më pas është shoqëruar me përplasje fizike mes të pranishmëve. Pasi Kuliçaj është nxjerrë jashtë nga rojet e sigurisë, ai është larguar dhe ka marrë diku një pistoletë.
Sapo është kthyer, ka qëlluar në drejtim të truprojave të diskos, por në këtë moment ka qenë duke dalë nga disko dhe grupi me të cilin ai u konfliktua. Një plumb rikoshet, sipas policisë, i ka marrë jetën Sonila Tafës, e cila u gjend në momentin e gabuar, në derën e diskotekës, duke dalë.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)