E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Mandati i dytë, një revolucion industrial

Nënkryetarja e PD Jozefina Topalli ka vijuar takimet në komuna, fshatra e biznese të Shkodrës. Në takimet me banorët Kosmaç të Komunës së Bushatit ajo siguroi se në 4 vitet që vijnë do të dhjetëfishohen investime e huaja në Shqipëri, do të ndërtohen gjashtë parqe industriale që do të përbëjnë një revolucion industrial dhe do të hapen 160 mijë vende të reja pune. Në takimet në Shkodër por edhe në komuna e fshatra Kryetarja e Kuvendit ftoi të gjithë në datë 26 qershor në sheshin Skëndërbej për të festuar fitoren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›