Kongresi 1260 delegatët e PD-së votojnë sot për kryetarin e partisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Sot do të nisë punimet Kongresi i Partisë Demokratike ku do të votohet kryetarin e kësaj partie dhe strukturat. Kreu aktual, historik i kësaj partie Sali Berisha, ka gjasa të konfirmohet kryetari i PD-së edhe për vitet e ardhshme. Kështu 1260 delegate dhe delegatë demokrate do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e partisë së tyre.
Kongresi do të nisë punimet rreth orës 10:00 me fjalën e nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi i cili kryeson gjithashtu edhe komisionin për procedurat operacionale dhe elektorale, komision përgjegjës për përzgjedhjen e delegatëve.
Gjithashtu pritet të jetë Patozi ai që do të edhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve.
Pas tij, do të mbajë një fjalim sekretari i përgjithshëm i partisë Ritvan Bode, i cili është përgjegjës për komisionin e ndryshimeve statusore.
Bode do të prezantojë të gjitha kërkesat dhe propozimet që kanë ardhur të cilat do të hidhen më pas në votim. Ndërkohë që faza e parë do të mbyllet me fjalimin e Patozit dhe Bodes, Kongresi do të vazhdojë punimet me analizën e hollësishme të zgjedhjeve të 28 qershorit ku një fjalim pritet të mbajë kryeministri Sali Berisha. Më pas do të fillojë votimi për anëtarët e këshillit kombëtar ku nga 400 kandidatë do të fitojnë këtë status 100 të tillë.
Anëtarë të kryesisë së PD-së si Aleksandër Biberaj kanë shprehur nevojën e ndryshimeve statutore me qëllim ndarjen e posteve partiake nga ato qeveritare. Një ide e tillë është kundërshtuar nga sekretarët e PD-së. Gjithashtu nga Biberaj është kërkuar që në statut të vendoset që kryetari i partisë të dorëhiqet në rast se humb zgjedhjet.
Anëtarë të tjerë të kryesisë kanë ndarë mendime të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Jemin Gjana është shprehur për ruajtjen e gjendjes aktuale ndërsa Edi Paloka ka thënë se ndryshimet statutore forcojnë strukturat e Partisë.
Kandidati që ka gjasa të zgjidhet përsëri në krye të Partisë është kryeministri dhe kryetari aktual, Sali Berisha, pasi nuk është zyrtarizuar ndonjë emër alternativë.
Ky lajm është publikuar: 14/12/2009