E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firma “ACR” thirrje miniatorëve për bisedime

Administratori i firmës ACR i ka bërë thirrje minatorëve të Bulqizës për të nisur bisedimet për arritjen e një marrëveshje në lidhje me kërkesat e tyre.
 

Në një mesazh drejtuar minatorëve administratori i firmës ACR Giga Bedineishvili institon që këto bisedimet të zhvillohen pa praninë e kreut të konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla dhe Taf Kolecit ndërsa i akuzon këta të fundit se kërkojnë të shkatërrojnë minierën për interesa personale.
 

“Kol Nikolla dhe Taf Koleci kanë kërcënuar se do të përmbysin minierën. Miniera është e ardhmja e familjeve tuaja dhe ata nuk e kuptojnë këtë. Na ndihmoni të kthejmë punën në minierë” thekson Bedineishvili në mesazhin e tij.
 

Ndërkohë takimi i planifikuar ditën e djeshme mes minatorëve dhe përfaqësuesve të firmës ACR dështoi pasi këta të fundit nuk pranuan të ulen në bisedime me sindikatat por se minatorët duhet të zgjidhnin një përfaqësi tjetër për bisedimet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›