Gumi jo amendimit te Kushtetutes

Partia Demokratike nuk do të pranoj asnjë amendim në librin themeltar të shtetit që prodhon krizë.
Në këtë linjë shprehet deputeti demokrat, anëtar i komisionit të
ligjeve, Viktor Gumi, në një kohë që kreu i forcës kryesore të
opozitës Edi Rama ka bërë të njohur ngritjen e një grupi ekspertësh për
ndërhyrjet në kushtetutë.
Viktor Gumi, deputet i PD, thotë se kushtetuta është burim për zgjidhjen e krizave, ndaj çdo amendim për zgjidhjen e krizave është i destinuar të dështojë.
Por ndërsa eksponentë të partisë socialiste thonë se kufizimi i imunitetit mund të jetë një cështje për të ndërhyrë në kushtetutë, Viktor Gumi thotë se maxhoranca e ka dhënë një zgjidhje ligjore duke amenduar rregulloren e kuvendit. Kjo zgjidhje sipas tij mund të adoptohet edhe nga pushtetet e tjera, por megjithatë deputeti demokrat nuk përjashton që kufizimi i imunitetit të diskutohet edhe në aspektin kushtetues.
Kjo është një çështje e hapur e njikohësisht dhe një çështje e zgjidhur pohon Gumi deputet i PD.
Ndryshimet e fundit në kushtetutë u realizuan në prill të vitit 2008, me konsensusin e dy partive të mëdha. Në atë kohë ndër të tjera u ndryshua mënyra e zgjedhjes së presidentit, duke u sanksionuar votimi me shumicë të thjeshtë.
Tre vjet më pas Edi Rama i cilësoi ndryshimet një gabim, dhe në kuadrin e kursit të ri politik të opozitës tha se do të ndërmerret një nismë e re për të ndërhyrë sërish në librin themeltar të shtetit, por ende nuk ka një dokument të shkruar.
Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e premte , 05 gusht 2011 )