E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia asgjëson kanabistë mbjellë në 500 metra tokë

TIRANE- Plot 11 parcela të mbjella me kanabis janë shkatërrua në Zall-Bastar në Tiranë. Bima narkotike ishte mbjellë në një sipërfaqe prej 500 metrash tokë. Aksioni kundër lëndës narkotike të mbjellë në Zall-Bastar u realizua nga forcat e Komisariatit numër 4 në Tiranë.
 
Bimët narkotike kishin arritur një lartësi prej 1.5 metrash, dhe pasi u prenë u asgjësuan nga policia.
 
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, Nazmi Mahmutaj dhe Bilal Aruçi, ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›