Farmacistet kunder MSH, per uljen e marzhit te fitimit Sonila Isaku
Pas pese vitesh rikthehet serish "lufta" mes farmacisteve dhe Ministrise se Shendetesise per te njejten teme, ate te uljes se marzhit te fitimit si nga farmacistet ashtu edhe nga grosistet. Ne nje deklarate publike, Urdhri i Farmacisteve dhe Drejtuesja e Sindikates se ketij rrjeti, kane dale kunder nje vendimi te miratuar nga Ministria e Shendetesise ne daten 24 mars.
Fitimi
Kryetari i Urdhrit te Farmacisteve, Arjan Jaupllari ne nje deklarate per mediat, tha se ky vendim eshte arbitrar dhe i ndermarre pa u konsultuar me grupet e interesit. Sipas tij, vendimi parashikon nje ulje te fitimit tek branat me 2 per qind per depot farmaceutike dhe me 3 per qind per farmacite. "Ne pese vite te funksionimit te tij, verejme se veprimet arbitrare te administrates shteterore jane te shumta. Ato fillojne qe me uljen e marzheve te tregtimit te barnave ne vitin 2006 dhe ne vazhdim me ndryshimet qe jane bere ne ligjin per barnat dhe sherbimin farmaceutik, qe lidhen me heqjen e kriterit te negocimit, perjashtimin e Urdhrit te Farmacisteve nga Komisioni i Cmimit te Barnave, licencimin e farmacive nga DSHP, etj", ka pohuar gjate fjales se tij, Arjan Jaupllari. Sipas tij, me ligjet e reja eshte shkelur ligji per sa i perket kritereve te distances, per nje vit rresht nga Qendra Kombetare e Licencimit. "Une si kryetar i Urdhrit te Farmacisteve dhe perfaqesues i farmacisteve nuk e kam firmosur kete vendim pasi eshte arbitrar qe nuk eshte ndermarre mbi bazen e nje studimi apo eksperience te krahasueshme me vendet ku duam te integrohemi apo rajonit tone", ka pohuar Jaupllari. Nderkohe nga ana tjeter perfaqesuesja e Sindikates se Farmacisteve ka pohuar se marzhi i tregtimit ngaterrohet qellimisht nga ministria e Financave me marzhin e fitimit. "Marzhi i fitimit, me vendimin e marre, eshte me i ulet se ne vendet e rajonit. Nese nuk do te kete ndryshim te ketij vendimi, farmacistet do te reagojne sipas ligjit deri ne zgjidhjen e kerkesave te tyre", ka pohuar Toma
Historia
Duket si historia e farmacisteve po vazhdon te perseritet serish , si ne vitin 2006 ku nje vendim i marre ne ate kohe kerkonte uljen e marzhit te fitimit. Por pas shume perpjekjesh duke filluar nga Komisioni Parlamentar i Shendetesise dhe deri tek vendimet e ndryshme, institucionet shteterore u terhoqen per kete vendim. Edhe kete here drejtuesit e Urdhrit dhe te Sindikates se Farmacisteve, pohojne se vendimi eshte marre pa u konsultuar me ta. "Edhe permes ketij vendimi qeveria kerkon t'i konfliktoje me konsumatoret sic ishte rasti i TVSH per barnat e cila demtoi direkt xhepin e qytetarit shqiptar" pohoi Jaupllari. Ne ditet ne vijim pritet te kete te tjera reagime si nga MSH ashtu edhe nga farmacistet.