Poliçan, prezantohet kandidati i "aleancës për qytetarin"

Koalicioni i djathtё “Aleanca pёr qytetarin” prezantoi kandidatin pёr kryetar bashkie nё qytetin e Poliçanit Çaush Qato, i cili ёshtё pёrfaqёsues i Partisё Republikane.
Pёr tё mbёshtetur kandidatin e djathtë ishin tё pranishёm edhe deputeti i qarkut tё Beratit Genc Pollo, kryetari i Partisё Republikane Fatmir Mediu, si dhe deputetё tё tjerё. Nё fjalёn e tij Genc Pollo u shpreh se koalicioni “aleanca e pёr qytetarin” do tё fitojё bindshёm nё zgjedhjet e 8 majit.
E ndёrsa kreu i Republikanёve Mediu theksoi se kandidati Çaush Qato ёshtё alternativa mё e mirë pёr bashkinё e Poliçanit.
Pёrpallё Çaush Qatos nё zgjedhjet e 8 majit do tё jetё kryetari i aktual i bashkisё sё Poliçanit ёshtё Adreatik Zotkaj, i cili pёrfaqёson koalicionin e majtё “Aleanca pёr tё ardhmen”.