E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreshen-Kalimash digjet autoboti i naftes me targa te Kosoves

MIRDIT - Nje autobot nafte me targa te Kosoves eshte perfshire papritur nga flaket ne oret e nates se mbemshme duke rrezikuar jeten e drejtuesit te automjetit.
Ngjarja ndodhi ne pjesen me te veshtire te kesaj autostrade sapo kalon fshatin Geziq te Mirdites teksa rruga katerkalimshme gjarperon neper luginen e Fanit te Vogel.

Kane qene oret e nates kur autoboti i ngarkuar me nafte me targa 450 KS 019 qe drejtohej nga Hashim Dauti mori zjarr krejt papritur. Sipas specialisteve rrugore qe mberriten ne vendin e ngjarjes menjehere ngjarja ka patur shkak nje shkendije elektrike ne sistemin elektrik.

Sapo e ka pikasur kete shkendije elektrike qe ka sjelle tym ne kabine dhe zjarr te menjehershem drejtuesi i automjetit ka zbritur nga kabina dhe pa patur mundesi ndalimi te zjarrit ka telefonuar repartin zjarrfikes te Rreshenit i cili ne pak minuta eshte gjendur ne vendin e ngjarjes duke mundesuar ndalimin e djegies se plote te autobotit dhe per me teper kur pritej shperthimi i botit te naftes qe ishte me ngarkese te plote.

Ne pak minuta reparti zjarrfikes ka mundur ta ndaloje zjarrin i cili ka djegur kabinen por jo botin e naftes nderkohe qe ne rruge eshet derdhur nafte dhe vajra cka ka krijuar probleme per automjetet e shumta qe qarkullojne ne autostrade per shkak te rreshqitjes se madhe qe eshte krijuar. Kete e pohon dhe policia rrugore e Mirdites pasi vendi ku ndodhi ngjarja eshte ne nje terren te pjerret dhe me kthesa.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›