E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Xhafzotaj Investime e rritje rrogash ne 4 vitet e ardhshme

Kryeministri Berisha ka prezantuar sot kandidatin e Partise Demokratike ne Xhafzotaj te Durresit. Prezantimi eshte shoqeruar edhe nga inagurimi i rruges Xhafzotaj-Fllake. Ne prag te sezonit te ardhshem inagurojme kete investim te rendesishem rrugen Xhafzotaj-Fllake bregdet me gjatesi 11 km dhe investim 360 milione leke cka deshmon se ka parametrat me te mire tha Berisha gjate inagurimit duke premtuar edhe investime te tjera ne kete zone.

Do te fillojne investime rreth 400 milione leke te reja ne rruge fillon rruga Kthesa e Sukthit - Fllake - Shnavlash dhe Katund i Ri - Qerret theksoi kryeministri duke shtuar ne listen e premtimeve edhe ndjekjen e politikes se rritjes se rrogave nga qeveria ne 4 vitet e ardhshme. Kemi ndertuar 4 shkolla 7 ambulanca 12 sisteme uji e kanalizimesh - tha Berisha. - Ju garantoj se 4 vitet qe vijne do te jene vitet e finalizimit te plote te infrastruktures me moderne ne te gjithe vendin. Ne kete fushate se bashku me ju do te hartojme te gjitha projektet qe ju duhen ju per nje jete dinjtoze. 4 vitet qe vijne ne do te vazhdojme politiken e rritjes se rrogave.

Si gjithmone Berisha nuk la pa akuzuar kundershtaret duke thene se alternativa e tyre bazohet ne mashtrime e sharje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›