E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia bllokon 510 leje qarkullimi

 

Tiranë- Aksionet e Policisë Rrugore përqendrohen veç ndëshkimit të shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit, edhe tek ata që janë debitore ndaj Policisë Rrugore dhe mund të kenë gjoba pa paguar. Vetëm gjatë ditës së mërkurë, është shënuar një rekord si në gjobat e vëna ndaj shkelësve të Kodit Rrugor, por edhe në bllokimin e lejeve të qarkullimit dhe automjeteve, për të gjithë ata që nuk kishin paguar detyrimet financiare. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Policisë së Tiranës tregon se gjatë të mërkurës janë bllokuar 510 leje qarkullimi dhe 80 makina, për arsye se drejtuesit nuk kishin paguar gjobat. Në mënyrë që të tërheqin lejen apo makinën e bllokuar, atëherë shoferët duhet të shkojnë të shlyejnë gjobat. Nga 80 makinat e bllokuara, 64 janë tërhequr dje pas pagesës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›