E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga të kërkuarit për trafik droge

 

TIRANE - Oficerët e sektorit të Operacioneve Speciale të Tiranës, kanë arrestuar dy ditë më parë Bilbil Koçiajn, të kërkuar për trafik lëndësh narkotike. Koçiaj ishte shpallur në kërkim që në vitin 2007, kur një operacion i Policisë së Vlorës dhe forcave speciale RENEA, arrestuan një grup personash në afërsi të Pogradecit që transportonin një sasi prej 27,2 kilogramë heroinë, 579 gramë kokainë, 133,5 kilogramë marijuanë, si dhe të transportimit të substancave që shërbejnë për përzierjen e drogës. Operacioni i vitit 2007, i koduar “Eagle”, u realizua në tri faza dhe u shtri në 4 qytete, Fier, Tiranë, Pogradec dhe Korçë. Ky operacion çoi në pranga 24 persona, ndërsa njëri prej tyre, Bilbil Koçiaj, deri dy ditë më parë ishte në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›