Tiranë, pranga 3 personave, mashtronin për kartat e kreditit
Uniformat blu në Tiranë, pak minuta më parë kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave të cilët akuzohen për “Vjedhje me anë të mashtrimit me kartat e kreditit”.
Në sajë të një pune hetimore të mirëorganizuar nga forcat e policisë, është bërë e mundur zbardhja e kësaj ngjarje, sikurse në këtë organizim bën pjesë dhe një punonjës policie.
Ende nuk bëhen të ditur emrat e të akuzuarve, kjo për arsye hetimi.
Policia tashmë ka nisur hetimet, për zbardhjen më tej të kësaj çështje, nëse ne te janë të përfshirë dhe persona të tjerë për këtë vjedhje.