E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, pranga dy shtetasve, u kapën me drogë

 Gjatë një operacioni të koduar “Parkimi”, përfunduan në pranga dy shtetas, përkatësisht Julian Shkalla, 19-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike” si dhe Dardan Koçi, 22-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve, u bë i mundur falë një pune tremujore të Seksionit Kundër  Narkotikëve dhe kapja e tyre u realizua në afërsi të zonës së Bërrylit në Tiranë.

Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve dhe gjatë kontrollit të banesave të tyre, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 70 gramë lëndë narkotike Heroinë e cila ishte e ndarë në 47 procione, të cilat shërbenin për t’u shitur dhe hedhur në treg si dhe dy automjete në pronësi të tyre.

 Këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në disa zona të Tiranës.  Ndaj shtetasve u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-05 10:51
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›