E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane pranga grabitesve te taksisteve

Policia e Tiranës, gjatë një operacioni të koduar ”Pasagjeri”, arrestoi 2 të rinj që grabisnin taksistët, si dhe shpalli në kërkim dy të tjerë.

Hysen Daci, 19 vjec dhe Gjon Gjoka 18, të dy me banim në Kamëz, në bashkëpunim me shokët e tyre kanë grabitur me armë dy taksistë në ditët e fundit të vitit.

Grabitësit hipnin si pasagjerë dhe më pas, nën kërcënimin e armëve u merrnin automjetet.

“Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjerin, më datë 29 dhjetor 2010, në afërsi të “9-katësheve” në Tiranë, këta persona kanë vjedhur me dhunë dhe më pas kanë plagosur rëndë 44-vjeçarin Qemal Tufa, me profesion taksist. Mjeti i vjedhur, me targë “TR 345 B” është gjendur më pas i braktisur në zonën Zall–Mner të Tiranës. Këta shtetas janë edhe autorë të vjedhjes me dhunë të  44-vjeçarit Ilmi Sula, vjedhje kjo e ndodhur më datë 31 dhjetor, në afërsi të “Piacës”, po në Tiranë”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini.

Gjithashtu, në pranga përfundoi edhe një shtetas nga Burreli dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi vetëm gjatë 2010-ës kanë grabitur shtatë automjete “Wolksëagen”, të tipeve “Golf 3” dhe “Golf 2”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›