E Diel, 1 Nëntor 2026

Tur Hajdari nga truproje ne biznesmen

Aktiviteti i personazhit te permendur ne videoskandalin Meta-Prifti

Tur Hajdari emri i plote i te cilit eshte Artur Hajdari ishte nje nder emrat e permendur ne biseden e regjistruar mes zevendeskryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti.

Hajdari permendet ne bisede si person i njohur nga te dy bashkebiseduesit dhe nga dialogu kuptohet qe eshte person me autoritet te cilit i duhen bere favore.

Ne fakt kontributi i Artur Hajdarit per Levizjen Socialiste per Integrim nuk eshte i vogel. Ai njihet si nje nder sponsoret kryesore te LSI-se ne Fier dhe si mik i Ilir Metes dhe Dritan Priftit.

Te njohur te Artur Hajdarit ne Fier thane dje se prej me shume se 10 vjetesh ai ushtron aktivitet ne biznesin e karburanteve.

Sipas te njohurve qe nuk duan te identifikohen ne fundin e viteve 90 Tur Hajdari ishte punesuar si truproje e bosit te firmes piramidale VEFA Vehbi Alimuca te cilit i sherbeu deri ne momentin e arrestimit.

Pas kesaj detyre Hajdari banor i lagjes 11 Janari ne qytetin e Fierit me origjine nga Skrapari nga rrjedh edhe vete Ilir Meta dhe shume eksponente te Levizjes Socialiste per Integrim filloi aktivitetin e tij ne biznesin e karburanteve.

Sipas burimeve te gazetes zhvillimi i biznesit te Hajdarit ka marre me teper hov gjate kohes qe Ilir Meta ka pasur poste te larta drejtuese ne qeveri. Gjate kohes kur Ilir Meta ka qene Kryeminister Artur Hajdari mbante postin e kryedispecerit te karburanteve per te gjithe vendin.

Ky konsiderohej post teper i rendesishem pasi kryedispeceri kontrollonte te gjithe naften dhe nenproduktet e saj qe prodhonin kompanite Albpetrol dhe ARMO dhe levizjen e saj ne tregun vendas.

Pas largimit te Ilir Metes nga posti i Kryeministrit edhe Hajdari e humbi postin e tij te rendesishem dhe vijoi me intensitet me te ulet aktivitetin e tij privat ne fushen e karburanteve. Biznesi i tij mendohet se mori zhvillim vitet e fundit atehere kur ne pushteti erdhi PD-ja e sidomos ne dy vitet e fundit kur LSI-ja u perfshi ne koalicionin qeverises.

Ne pese vitet e fundit aktiviteti i Hajdarit nuk eshte kufizuar vetem ne tregtine e karburanteve por edhe ne sektore te tjere dhe firmat e poseduara prej tij kane arritur te fitojne nje numer te konsiderueshem tenderesh per pune publike ne Qarkun e Fierit.

Hajdari njihet ne Fier jo vetem si mik i Ilir Metes por edhe i Dritan Priftit. Ai eshte shfaqur shpesh ne publik ne Fier perkrah ish-ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes i cili ka qene drejtues i strukturave te Levizjes Socialiste per Integrim ne kete qark.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›